Aksidentohet autobusi i mësuesve në Gramsh, një vdekur

Një autobus me mësues është përplasur me një automjet tip “Fuoristradë” në orët e para të mëngjesit në fshatin Çekrez të Gramshit. Si pasojë e aksidentit mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur. Si pasojë e përplasjes të dy automjetet kanë dalë nga rruga duke rënë edhe rreth 2

Një autobus me mësues është përplasur me një automjet tip “Fuoristradë” në orët e para të mëngjesit në fshatin Çekrez të Gramshit.

Si pasojë e aksidentit mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur. Si pasojë e përplasjes të dy automjetet kanë dalë nga rruga duke rënë edhe rreth 2 metra nga ura.

Raportohet se viktima është 55-vjeçari Hysen Braçja, i cili ka qenë duke udhëtuar me fuoristradën AA 875 CK.

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se autobusi me targa AA 643 CK transportonte nga Sulti drejt Skënderbegasit mësuesit e shkollave të kësaj komune.

Mësohet se të plagosurit, kryesisht mësues, janë dërguar në spital nga ku konfirmohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

2

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar