Aksident në Shkodër, 4 të vdekur dhe 1 i plagosur

0

Katër të vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci tragjik i aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Një automjet tip BMW me targa të Shkodrës u përplas me një kamion nga Puka i ngarkuar me lëndë drusore.
Për pasojë mbeten të vdekur katër të rinj dhe drejtuesi i BMW-së në gjëndje kritike për jetën.
Viktimat janë shtatasit: Raelv Duli 17 vjec, Xheni Anamali 18 vjec, Ledio Pirani 18 vjec, dhe Orlend Mreca 17, kurse ne gjendje koma ndodhet Osman Meraja 18 vjec.
Pese të rinjte pas jetes se nates ne Tirane po ktheheshin në Shkodër.  Ngjarja ka ndodhur  në vendin e quajtur Kryebushat në kryqëzimin për në Vaun e Dejes. Kamioni me drejtues Preng Ndreca që po vinte nga Puka në momentin e futjes së tij në rrugën kryesore i ka ndërprerë rrugën BMW-së e cila po ecte me shpejtësi të madhe, duke e bërë të pashmangshme përplasjen.
Policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e drejtuesit të kamionit dhe po punon per zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes.

Gjithashtu po ditën e sotme një tjetër aksident është shënuar në Elbasan ku një makinë ka përplasur  tre nxenes qe po ecnin ne kembe. Ngjarja ndodhi ne afersi te ures se Zaranikes kur nje makine qe drejtohej nga Irena Xhina i perplasi femijet. Ata ndodhen ne spitalin e Elbasanit, jashte rrezikut per jeten, kurse 20 vjecarja eshte ndaluar nga policia.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here