Aksident në Rusi, vdesin 18 persona

0

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar fshatin Oznobishin, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit rus, ku kanë ndërruar jetë 18 persona.

Të përfshirë në aksident janë një autobus pasagjerësh dhe një kamion që transportonte zhavorr në Moskë.

Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se të paktën 25 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet lokale, kanë deklaruar se dita e hënë do të jetë ditë zije për viktimat.

Agjensia “Ria Novosti”, citon një dëshmitar të thotë se shoferi i kamionit kishte parakaluar shumë vetura me shpejtësi dhe ndodhej në anën e gabuar të rrugës, kur u përplas me autobusin, që transportonte 60 persona në bord.

Agjensia ka postuar gjithashtu pamjet të regjistruara nga kamera e një makine tjetër, që tregon momentin e përplasjes.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here