Aksident në Korçë, mjeti përplaset me pemën, dy të plagosur

0

Dy persona mbetën të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Bulgarecit, ku automjeti tip “BMW’, në të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një pemë.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur Dorian Avxhiu 22 vjeç dhe Amardo Larti 23 vjeç.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e të aksidentuarve nga mjeti.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës, ndërsa policia po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.

/Izabela Zavalani/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here