Aksident në Gjirokastër, digjen 3 persona

Aksident në Gjirokastër, digjen 3 persona

Një aksident i rëndë automobilistik ka  ndodhur dje në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit Mashkullorë në të cilin kanë humbur jetën 3 persona. Pak sekonda pas përplasjes mjeti tip Fiat, i cili është përplasur ne bordurat anësore të  rrugës ka shpërthyer në flakë duke djegur dhe personat që ndodheshin në të. Aksidenti ndodhi rreth

Një aksident i rëndë automobilistik ka  ndodhur dje në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit Mashkullorë në të cilin kanë humbur jetën 3 persona.

Pak sekonda pas përplasjes mjeti tip Fiat, i cili është përplasur ne bordurat anësore të  rrugës ka shpërthyer në flakë duke djegur dhe personat që ndodheshin në të.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 dhe viktima të tij janë vëllezërit Faik e Luan Mançellari, përkatësisht 57 dhe 62 vjeç, si dhe djali i Luanit, Laurenti nga Qafë Gjashta e Sarandës.

Nga kontatimet e policisë thuhet se disa kalimtarë të rastësishëm  u përpoqen t’iu vinin në ndihmë viktimave, por shpërthimi i menjëhershëm i flakëve pas përplasjes, e bëri të pamundur një gjë të tillë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar