Aksident në Durrës-Kavajë, dy të plagosur

Aksident në Durrës-Kavajë, dy të plagosur

Një ambulancë dhe një mjet tjetër tip BMW janë përplasur gjatë natës në aksin Durrës-Kavajë, në afërsi të fshatit Qerret. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë drejtuesi i ambulancës dhe infermieri që udhëtonte në të. Ata janë dërguar në Spitalin e Durrësit, me fraktura në trup, por pa

Një ambulancë dhe një mjet tjetër tip BMW janë përplasur gjatë natës në aksin Durrës-Kavajë, në afërsi të fshatit Qerret. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë drejtuesi i ambulancës dhe infermieri që udhëtonte në të. Ata janë dërguar në Spitalin e Durrësit, me fraktura në trup, por pa probleme serioze për jetën.

Nga hetimet e policisë është zbuluar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca. Për pasojë, gjatë ndërrimit të korsive, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip BMW.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar