Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan- Peqin

0

Një aksident i rëndë është raportuar sot në aksin rrugor Elbasan – Peqin.  Një automjet ka përplasur çift këmbësorësh.

Në aksin rrugor Peqin- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin M. B ka  aksidentuar dy shtetas ( bashkëshortë), këmbësorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Gruaja është transportuar në spital, por është në gjëndje të rëndë.

Ndërkohë që policia në informacionin e saj paraprak, informon se çifti është jashtë rrezikut për jetën, bëhet e ditur se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, i cili është shtetasi M. B.

S. Hysa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here