Aksident i katërfishtë, bllokohet autostrada Durrës-Tiranë

0

Një aksident i katërfishtë ndodhi paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të fshatit Domje. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur për “Objektiv.al” se në aksident janë përfshirë katër makina.

Nga të dhënat e para mësohet se, famirësisht nuk ka pasur viktima. Makinat e përfshira në aksident janë katër: Një “Mercedes ML”, që siç shihet në foto është përmbysur, një “Golf 4” me targë AA 594 EX, një “Mercedes A Clas” me targë AA 606 BJ, si dhe një “BMW 318”.

Në këto momente rruga për në drejtim të Tiranës vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e këtij aksident.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here