Aksident, humb jetën 14-vjeçari

0

Pogradec-Një 14 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur me një automjet në aksin rrugon Pogradec-Tushemisht.

Ngjarja ka ndodhur, kur fëmija me iniciale G. Kaçorri ishte duke ecur me biçikletë në anë të rrugës dhe më pas është përplas me makinën tip “Chrysler” që po udhëtonte me shpejtësi.

Pavarëshisht ndihmës së shpejtë 14-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë në trup.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e atomjetit, XH.B dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here