Aksident hekurudhor në Zvicër, përplasen 2 trena

Të paktën një person ka gjetur vdekjen dhe 44 të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në kantonin Vaud të Zvicrës, mbrëmjen e së hënës.  Sipas autoriteteve përkatëse 5 viktima nga ky aksident hekurudhor janë në gjwndje të rëndë shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur në Grange-Pres-Marnand, ndërsa ekipet emergjente dhe zjarrëfikësit kanë punuar gjatë

Të paktën një person ka gjetur vdekjen dhe 44 të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në kantonin Vaud të Zvicrës, mbrëmjen e së hënës.  Sipas autoriteteve përkatëse 5 viktima nga ky aksident hekurudhor janë në gjwndje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur në Grange-Pres-Marnand, ndërsa ekipet emergjente dhe zjarrëfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës për të kontrolluar nëse ka ende persona nën rrënojat e vagonëve të shkatërruar nga përplasja e trenave.

Mediat lokale raportojnë se në momentin e aksidentit, njëri prej trenave ishte nisur në drejtim të Laussane, kurse tjetri nga drejtimi i kundërt dhe po bëhej gati të ndalej në stacion.

/Laugert Qosja/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar