Akreditohet Universiteti “Hëna e Plotë”( Bedër)

0

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) përfundon procesin e akreditimit. Ky process erdhi pas një pune të filluar rreth një viti më parë.

Urdhëri me numër  223. datë 4.6.2013 i firmosur nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në përputhje me vendimin nr.469, datë 3.5.2013 të Këshillit të Akreditimit i jep universiteti  akreditimin institucional dhe për 15 programe të studimit në nivelin bachelor dhe master.

Procesi i akreditimit nisi me ngritjen e grupit të brendshëm të vetëvlerësimit, i cili e udhëhoqi atë nga fillimi deri në fund. Pas përgatitjes dhe dorëzimit të raporteve të vetëvlerësimit institucional dhe raporteve për çdo program studimi, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë ngriti grupin e ekspertëve të jashtëm.

Ekspertët e jashtëm vlerësuan informacionin e paraqitur nga raportet e vlerësimit të brendshëm dhe më pas i dorëzuan APAAL-it konkluzionet e tyre në lidhje me përmbushjen e standardeve të kërkuara. Më pas Këshilli i Akreditimit pranë agjencisë mori vendimin për akreditimin institucional.

Akreditimi i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) është hap i rëndësishëm në konsolidimin e tij si institucion i arsimit të lartë në Shqipëri. Gjithashtu është një arritje përsa i përket punës së gjatë të stafit të këtij institusioni me standarte të larta që ofron në mësimdhënie.

/www.beder.edu.al/

/Erzen Carja/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here