AKP: Maturantët më të dobët se vjet

AKP: Maturantët më të dobët se vjet

Agjencia Kombëtare e Provimeve, në bilancet që zhvillon pas zbardhjes së rezultateve të çdo provimi, konstaton se numri i mbetësve në provimin e matematikës për këtë vit është më i lartë se ai i vjetshmi. Nga të dhënat paraprake rezulton se nga rreth 50 mijë maturantë që u testuan në matematikë, vetëm 40 prej tyre

Agjencia Kombëtare e Provimeve, në bilancet që zhvillon pas zbardhjes së rezultateve të çdo provimi, konstaton se numri i mbetësve në provimin e matematikës për këtë vit është më i lartë se ai i vjetshmi.

Nga të dhënat paraprake rezulton se nga rreth 50 mijë maturantë që u testuan në matematikë, vetëm 40 prej tyre janë vlerësuar me pikët maksimale. Ndërkaq vërehet se në provimin e dytë të maturës Shtetërore për këtë vit, nota 5 është e përsëritur në çdo tabelë notash të publikuar nga Ministria e Arsimit.

Krahasuar me një vit më parë këtë vit ka më shumë mbetës dhe nxënës të vlerësuar me notën 5 dhe 6. Numri i maturantëve që nuk janë kualifikuar gjatë provimit të dytë, atij të matematikës për Maturën 2013 është rreth 2100 ose 4.2 përqind e pjesmarrësve në provim.

Ndërsa numrit i mbetësve në provimin e parë të Maturës Shtetërore, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për këtë vit është 1500, nëse vjet regjistroheshin 1000 ngelës, 500 më shumë, diferencë e konsiderueshme nga viti në vit.

Sipas analizës të kryer nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, për këtë vit rezulton se nga afro 50 mijë kandidatë për studentë, rreth 300 kanë arritur të vlerësohen me pikët maksimale dhe vetëm 50 kanë shkëlqyer në testin e Letërsisë.

Në rang vendi sipas të dhënave, vetëm 9.5 për qind e maturantëve kanë marrë notën 10 në të gjitha provimet e maturës, ndërsa 3 për qind janë mbetës. Numri i mbetësve të këtij viti në krahasim me atë të vitit të kaluar është më i madh, ndonëse përcaktimi i lëndëve për të cilat do të testohen në provimet me zgjedhje tregon të kundërtën.

Sipas të dhënave nga AKP mësohet se notat që dominojnë më shumë janë 6 dhe 7, tregues i njëjtë me atë të vitit të kaluar.

/Erilda Sulika/

                                    

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar