Akomodimi i Romëve pranë zonës pritëse në Sharrë

0

 Reagon Ministria e Punës,Çështjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta lidhur me situatën e krijuar pas largimit të disa familjeve rome nga trualli i ish ndërmarrjes artistike, tek kryqëzimi pranë Pallatit me Shigjeta.

MPÇSSHB është treguar i gatshëm për zgjidhjen e këtij konflikti duke i akomoduar familjet rome të shpërngulura në Qendrën Pritëse Kombëtare të Rehabilitimit të Familjeve Rome që ndodhet në zonën e Sharrës, afër Kombinatit

Në këtë deklaratë të MPÇSSHB theksohet gjithashtu se ky institucion ka menaxhuar dhe më parë situata të tilla.
Në përfundim të deklaratës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u bën thirrje disa institucioneve që të mos bëhen pjesë e ndërlikimit të situatës dhe shfrytëzimit politikisht të saj.

“I kërkojmë Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, që nëpërmjet shërbimeve të tyre sociale për strehim dhe ndihmë, të paraqiten pranë familjeve të dëbuara, për të njohur nevojat emergjente të pjesëtarëve të tyre. Të marrin urgjentisht masa të shpejta për të siguruar ndihmën e nevojshme emergjente dhe komplekse për këto familje, si dhe të marrin masat e duhura për të siguruar pa vonesë strehim të pranueshëm, në respekt të standardeve ndërkombëtare, të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor”, – u shpreh Totozani.

Kompania e ndërtimit   “Park Construction Albania shpk” ka reaguar duke thenë se familjet rome nuk janë dëbuar, por ata janë larguar  me dëshirën e tyre dhe se për çdo familje disponon mandat-pagesën që kanë firmosur. Akuza të tjera janë hedhur ndaj institucionit të Avokatit të Popullit se ka manipular të vërtetën.

“Avokati i Popullit, gjatë gjithë kohës ka qenë në dijeni të këtyre ngjarjeve, por në mënyrë të qëllimshme ka manipuluar me deklaratat e veta opinionin publik”,- bëri të ditur kompania.

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here