Akciza për cigaret, importuesit: Rritje me 10 lekë të reja

0

Importuesit e cigareve në vendin tonë kërkojnë që akciza për cigaret  të rritet me 10 lekë të reja dhe jo 20 lekë sa flitet të jetë propozimi i Ministrisë së Financave. Aktualisht akciza për çdo paketë cigareje është 70 lekë, pra nëse çmimi i një pakete është 200 lekë të reja, 70 lekë të reja është akciza.

“Ne kërkojmë që akciza të rritet në mënyrë graduale, në mënyrë që ne të bëjmë planifikimet tona në buxhet. Domethënë ne sugjerojmë që akciza të rritet me 10 lekë të reja çdo vit, deri sa të shkohet në një kufi maksimal të vendosur dhe jo të ketë rritje drastike”, u shpreh Vilma Nushi.

Ndëkohë ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka deklaruar se akciza nuk duhet të rritet, pasi rritja e saj do të bënte që të lulëzonte kontrabanda e këtyre produkteve .

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here