Aitor Karanka i jep lamtumirën Real Madridit

0

Krahu i djathtë për tre vjet te “Los Blancos” i Hoze Murinjos, Aitor Karanka largohet nga Real Madrid. Ai sot ka marrë vendim për të mos e vazhduar kontratën me klubin spanjoll.

E ardhmja e tij te klubi Madrilen ishte vënë në dyshim, me largimin e teknikut portugez në fund te sezonit të kaluar.

39-vjecari është takuar me menaxherin e përgjithshëm të klubit, Jose Angel Sanches dhe të dyja palët kanë rënë dakord se ndërprerja e kontratës është zgjidhja me e mirë.

 

/ Klajdi Leshi /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here