Air Albania: Një propagandë e Kryeministrit të Shqipërisë

0

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”. Kështu shkruante kryeministri Edi Rama më 4 shkurt 2017 në faqen e tij në Twitter. Rreth dy vjet më pas s’ka asgjë të re as për linjën ajrore as për aeroportin e Vlorës.

Që  prej fluturimit të parë me studentë ekselentë në mesin e muajit shtator, më pas fluturimit me gazetarë dhe më tej fluturimit me të moshuar nuk ka asnjë lajm tjetër nga ‘Air Albania’, kompania kaq shumë e proklamuar nga kryeministri Edi Rama si kompania e flamurit kuq e zi dhe që do të ofronte gjithashtu bileta me çmime më të ulëta.

Fluturimet për pasagjerët nuk kanë nisur ende, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se kjo është një tjetër punë e lënë përgjysmë nga kryeministri. Kanë kaluar rreth 5 muaj që prej 14 shtatorit 2018 kur avioni i parë i pagëzuar me emrin ‘Lasgushi’ mbërriti në Rinas dhe askush s’di të thotë diçka për kompaninë ajrore të krijuar në partneritet me ‘Turkish Airlines’.

Afati maksimal për t’u pajisur me licencë sipas normave europiane shkon maksimalisht deri në 120 ditë. Që prej shtatorit e deri më sot në fund të janarit kanë kaluar më shumë se 120 ditë.

Rama ka deklaruar gjithashtu se në fund të vitit 2019 ‘Air Albania’ do të kishte edhe një linjë direkt nga Tirana për New York, avioni i së cilës do të mbante emrin e Fan Nolit. Por kjo është një ëndërr akoma edhe më e largët.

I vetmi partneritet i tij me Erdogan që duket se ka sukses është projekti për Xhaminë e Namazgjasë. Punimet që nisën 4 vjet më parë po shkojnë drejt përfundimit. Air Albania dhe aroporti i Vlorës deri më tani kanë qenë thjesht propagandë e Kryeministrit të Shqipërisë.

/J.Spaho/

25649003-26818905

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here