Ahmetaj: Regjistrimi i bizneseve do të bëhet online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj premtoi reduktim të kohës së regjistrimit të bizneseve nga 24 orë në 8 orë dhe ҫregjistrim të bizneseve në 2 muaj nga 6 muaj që është aktualisht. Gjatë vizitës në zyrat qendrore të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë, Ahmetaj u shpreh se; “Ofrimi i shërbimeve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj premtoi reduktim të kohës së regjistrimit të bizneseve nga 24 orë në 8 orë dhe ҫregjistrim të bizneseve në 2 muaj nga 6 muaj që është aktualisht.

Gjatë vizitës në zyrat qendrore të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë, Ahmetaj u shpreh se; “Ofrimi i shërbimeve online në gjuhën angleze për sipërmarrësit e huaj, ‘EU Business Register’ do t’iu vijë në ndihmë shumë bizneseve të huaja”.

Ndër të tjera ministri i ZHEST shtoi se, QKR-ja do të jetë një faqe e aksesueshme, miqësore dhe me një gamë të gjërë shërbimesh dhe për klientët.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar