Ahmedinexhad paralajmëron ‘’t’a heqë me rrënjë’’ Izraelin

0

Presidenti  iranian Mahmud Ahmedinexhad, ka thënë se një stuhi rajonale është në rrugë e sipër që “ta heq me rrënjë” Izraelin.

Duke folur në një tubim për Ditën Ndërkombëtare të Kudëve në Teheran, Ahmedinexhad është shprehur me tone agresive ndaj Izraelit.

Edhe Presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, i cili pritet të nis detyren të dielën, gjithashtu ka bërë komente kërcënuese për Izraelin. Agjencia gjysmë shtetërore, ISNA, e ka cituar Rohanin duke thënë se “regjimi Zionist ka qenë një plagë në trupin e botës islamike për vite dhe se kjo plagë duhet të hiqet”.

Dita e Kudit, një ditë e veçantë kjo solidariteti me popullin palestinez, festohet me tubime ku marrin pjesë jashtëzakonisht shumë njerëz duke djegur flamuj të SHBA-ve dhe Izraelit.

/Elta Liksenaj/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here