Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Agjencitë ndërkombëtare raportojnë procesin në Shqipëri

Agjencitë ndërkombëtare raportojnë procesin në Shqipëri

0 Komentet 🕔25.06.2013 - 12:27

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit vazhdojnë të komentohen nga mediat e huaja.

Disa nga agjencitë më të rëndësishme publikojnë lajmin se PS  kryeson në shumicën e qarqeve, e ndërsa procesi i numërimit të votave po i afrohet fundit.

Agjencia “Asocciated press” duke marrë për bazë rezultatet e KQZ-së sipas të cilave koalicioni i majtë kryeson me 52 %, kundrejt 37 % të koalicionit të djathtë. Gjithashtu kjo agjenci thekson se pavarësisht ngjarjes së shënuar në Laç, vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësuan pozitivisht standartet në këto zgjedhje.

Zgjedhjeve shqiptare i kushtoi një shkrim edhe gazeta e njohur “The economist”, ku iu referohet të dhënave të KQZ-së për fitoren e koalicionit të majtë.

Agjencia e lajmeve “Reuters” edhe pse gjatë ditëve të fundit ka qenë e preokupuar me zhvillimet e fundit të zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka ngurruar të ricitojë si fitues të këtij procesi kreun e socialistëve që i kërkoi kryeministrit të pranontë humbjen për shkak të numrit të madh të deputetëve që ka siguruar e majta.

Njëkohësisht agjensia Italiane “Ansa” në qendër të vëmëndjes ka vënë deklaratat e Edi Rames për një fitorë të thellë të koalicionit të majtë.

/Erzen Carja/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr