Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Agjencia kundër Korrupsionit: Nuk stepemi nga kërcënimet

Agjencia kundër Korrupsionit: Nuk stepemi nga kërcënimet

0 Komentet 🕔31.05.2013 - 18:14

Kërcënimet dhe shantazhet në rritje nuk do ta pengojnë punën e Agjencisë kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK). Agjensia  shprehu vendosmërinë e saj se nuk do të lejojë devijimin e aktiviteteve të saj të përcaktuara me ligj në asnjë rrethanë, pavarësisht presionit në rritje ndaj zyrtarëve të agjencisë.

Kjo deklaratë vjen pas kërcënimit që u është bërë zyrtarëve të AKK-së, ditën e sotme, nga ana e zyrtarit të lartë Sejdi Rexhepi.

Agjencia bën të ditur se sot në mëngjes, rreth 8:30, z.Rexhepi, ka hyrë në zyrat e agjencisë dhe ka kërcënuar zyrtarët e saj për një vendim që AKK, kishte marrë ndaj tij, më 7 maj 2013. Vendimi ka ardhur pasi ai në asnjë mënyrë nuk ka pranuar ti shmanget Konfliktit të Interesit në të cilin ndodhet.

Sejdi Rexhepi ka kërcënuar zyrtarët e Agjencisë kundër Korrrupsionit se “do t’ia shohin sherrin” dhe se nuk do ta ndalë në asnjë formë betejën me ta për arsye se vendimi për rastin e tij është bërë publik.

AKK i ka cilësuar këto veprime si kërcënime serioze që kanë për qëllim zbehjen e aktivitetit të saj për vendosjen e rendit dhe ligjit.
Agjensia kundër Korrupsionit siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se është e vendosur dhe e përkushtuar që të vazhdojë punën për të vendosur standarde në fushën e funksionimit te ligjit.

 

/Romina Qama/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr