Adobe fillon abonimet për Photoshop dhe Dreamweaver

Adobe fillon abonimet për Photoshop dhe Dreamweaver

Adobe ka filluar të përdorë një model abonimi për programet më të përdorshme të tij, Photoshop dhe Dreamweaver. Deri më tani, konsumatorët paguanin vetëm një tarifë në fillim, ose kishte edhe nga ata që në mënyra jo të lejueshme arrinin t’i siguronin këto programe. Zëdhënësi i Adobe, Scott Morris, tha se ky sistem i ri

Adobe ka filluar të përdorë një model abonimi për programet më të përdorshme të tij, Photoshop dhe Dreamweaver. Deri më tani, konsumatorët paguanin vetëm një tarifë në fillim, ose kishte edhe nga ata që në mënyra jo të lejueshme arrinin t’i siguronin këto programe.

Zëdhënësi i Adobe, Scott Morris, tha se ky sistem i ri abonimi do e çlirojë kompaninë nga cikli i saj tradicional me upgrade-e 18 apo 24 mujore dhe po punohet që në fillim të qershorit të fillojnë edhe abonimet.

Këto ndryshime do jenë edhe për kompjuterat Max, ku 16 programe përfshirë Photoshop, Illustrator, Audition, Dreamweaver and Premiere, do të jenë në versionin e tyre të gjashtë.

Në Britaninë e madhe këto abonime mendohen të jenë nga 47 sterlina në muaj. Për ata që duan të bëjnë abonime vetëm për muaj të caktuar, çmimi do jetë më i lartë. Ata që abonohen deri në fund të korrikut do kenë zbritje. Adobe është nga kompanitë e fundit që po shkon drejt një modeli me abonim.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar