Administratorët e provimeve të maturës: MASH të na japë lekët

Administratorët e provimeve të maturës: MASH të na japë lekët

Ministria e Arsimit ka investuar para për blerjen e aparaturave që të shmangin kopjet, por nuk ka paguar ende hartuesit e maturës së vitit 2012. Pagesat duhet të ishin shlyer për hartuesit dhe sekretuesit që në muajin shtator të vitit të kaluar. Mësuesit e ndodhur në një situatë të vështirë ekonomike i bëjnë thirrje MASH-it

Ministria e Arsimit ka investuar para për blerjen e aparaturave që të shmangin kopjet, por nuk ka paguar ende hartuesit e maturës së vitit 2012. Pagesat duhet të ishin shlyer për hartuesit dhe sekretuesit që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Mësuesit e ndodhur në një situatë të vështirë ekonomike i bëjnë thirrje MASH-it që t’i shpërndajnë këtë muaj, ndryshe kërcënojnë se do ju “nxjerrin bojën”. Fondi ka një vlerë prej 14 milionë lekësh të akorduara nga MASH-i.

Ata gjithashtu paralajmërojnë edhe bojkot të procesit të maturës për këtë vit shkollor që pritet të mbyllet në fund të muajit maj.

“Kanë kaluar 8 muaj që nga afati kur duhet të ishim paguar për shërbimin e kryer. Përveç se kemi dhënë mësim çdo ditë në përputhje me orarin që na është caktuar, kemi punuar shtesë për hartimin dhe korrigjimin e testeve. Ne jemi trajnuar për ecurinë e procesit të maturës, i gjithë ky proces ka qenë kosto fizike dhe mendore. Duke pasur parasysh pagesën shtesë e kemi quajtur lodhje të justifikuar. I kemi bërë thirrje ministrit të Arsimit, nëse nuk na paguan deri në fund të majit, do i nxjerrim bojën në këtë prag zgjedhjesh”, u shpreh një mësuese, njëkohësish dhe vlerësuese e testeve.

/Muzafere Dema/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar