Abidal: Alvesh më ofroi mëlçinë

0

Erik Abidal ka zbuluar se shoku i tij i ngushtë dhe ish-bashkëlojtar te Barcelona, Dani Alvesh, i kishte ofruar mëlçinë e tij para transplantimit.

Francezi ka nxjerrë në pah se miqësia e tyre është e thellë, pasi ka zbuluar një gjest emocional të bërë nga Alvesh gjatë trajtimit të tij.

“Raporti im me Danin shkon përtej asaj që ai e mban numrin tim të vjetër 22. Kur unë duhej t’i nënshtrohesha operacionit, ai ofroi të më dhurojë mëlçinë e tij. Sigurisht, kjo as që vinte në pyetje pasi ai është një futbollist profesionist. Raporti jonë shkon më tepër se miqësia”, ka thënë Abidal për “Catalunya Radio”.

Alvesh këtë sezon ka vendosur të mbajë mbi supe fanellën me numër 22 tek Barcelona, të cilën e ka mbajtur Abidal.

/Ariglon Pali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here