AAK votëbeson sërish Haradinajn

AAK votëbeson sërish Haradinajn

Ramush Haradinaj do të jetë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për katër vitet në vijim. Haradinaj u rizgjodh të shtunën në krye të AAK-së pas votimeve të zhvilluara në Kuvendin e VI të partisë. Mandati i tij u rikonfirmua me 403 nga 404 vota të mundshme. Në këtë garë Haradinaj nuk kishte kundërkandidat. Pas rizgjedhjes,

Ramush Haradinaj do të jetë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për katër vitet në vijim. Haradinaj u rizgjodh të shtunën në krye të AAK-së pas votimeve të zhvilluara në Kuvendin e VI të partisë. Mandati i tij u rikonfirmua me 403 nga 404 vota të mundshme.

Në këtë garë Haradinaj nuk kishte kundërkandidat. Pas rizgjedhjes, kreu i AAK-së falënderoi delegatët për besimin e dhënë.

Gjatë kuvendit Ramush Haradinaj premtoi se partia që ai drejton do t’i sjellë Kosovës atë që se ka pasur deri më sot.

“Një qeverisje e vërtetë zhvillimore, pa korrupsion, pa mashtrime, pa dogma të zbrazëta, pa varfëri ekstreme. Por, me një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, bazuar në resurset që ka Kosova, bazuar në partneritetin ekonomik që do të zhvillojmë me partnerët strategjikë ekonomikë”, deklaroi Haradinaj gjatë fjalës së tij.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar