A i ke ra naj herë kah Kina?

Normalisht që i keni rënë shpesh nga Kina, por vetëm muhabetit. Veç një dibran që llafit e muhabetit i bie përherë nga Kina, kur vjen e ikën nga Tirana i bie edhe rrugës. Tashmë edhe në skajet më të largëta të Europës nuk ndodh kështu pos me këtë krahinë që qe ndër pikat më rezistente

Normalisht që i keni rënë shpesh nga Kina, por vetëm muhabetit. Veç një dibran që llafit e muhabetit i bie përherë nga Kina, kur vjen e ikën nga Tirana i bie edhe rrugës. Tashmë edhe në skajet më të largëta të Europës nuk ndodh kështu pos me këtë krahinë që qe ndër pikat më rezistente të së shkuarës.

Në vijë ajrore Dibër-Tiranë nuk i kalon 80 km, por rruga gjarpëruese anashkaluese deri në Rrëshen kohët e fundit, i kalon 180 kilometrat. Furgonat marrin tertip nëpër harkore kthesas e ta zhdërvjellin trupin deri në kockat më të vogla, ta trazojnë stomakun, ta tresin ushqimin dhe të mbetet që këtë udhëtim ta marrësh si betejë jet’a-vdekje. Kështu dibranët e mi, i bien gjithnjë nga Kina.

Po të imagjinojmë si një trekëndëshin Peshkopi, Tiranë, Rrëshen dhe  të ndjekim rrugën hyn vetiu në punë Teorema e Pitagorës. Shuma e katrorëve të kateteve barabart me katrorin e hipotenuzës, ku, këtë rast hipotenuza është Rruga mitike e Arbërit dhe katetet segmentet ekzistuese të kësaj rruge ndëruar vite me rradhë.

Të gjitha qeveritë që erdhën e shkuan nuk e morën kurrë seriozisht ndërtimin e kësaj rruge, dhe dibranëve nuk ju ka mbetur gjë tjetër vetëmse të kundrojnë me dhimbje sa herë kalojnë buzë segmenteve të segmentuara të braktisura nga ajo gjasme punë që po bëhej.

Sa ngjet Qafën e Buallit, pashangshëm sytë sulen poshtë e shohin dëshimtë e dështimit dhe njëkohësht shpërfilljen e instancave qeveritare kundrejt tyre.  Pak më tutje që ndron si guak një tunel, me diritë në fund, por kurrsesi simbolike.

Dibra me dashje u persekutua duke u ndarë mëdysh më 1913, u shtyp nga sistemi komunist për 45 vjet, dhe u veçua nga qeveritë postkomuniste duke lënë pa u shfrytëzuar tërë ato resurse që ofron kjo zonë.

Alban TUFA

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar