A është përshtatur shoqëria shqiptare me digjitalitetin?

0


Nga Esmeralda Pashollari

Situata të ndryshme duke përfshirë më shumë edhe pandeminë kanë bërë që mbarë botën të zgjidhen si mënyrë përdorimi mediat digjitale. Pothuajse të gjitha vendet këtë vit kanë vënë në zbatim këtë metodë dhe suket sikur do të zgjasë. Këtë vit të gjithë “u detyruan” të mësonin se si të aksesoheshin ose të krijonin mundësitë për veten e tyre për të qenë koherent me gjërat dhe sidomos me mësimin. Teknologjia dhe interneti sa vjnë dhe zhvillohen akoma dhe më tepër, ndoshta një ditë do të ekzistojnë vetëm platformat e ndryshme dhe nuk do të kemi më kontakte fizike në shoqëri. Pyetja e të gjithave vendeve dhe teoricienëve është se sa efektive janë këto metoda digjitale dhe përpiëen të vënë në peshore avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Në fillim duhet diskutuar rreth diferencimit, pjesmarrjes dhe pabarazisë në mediat online dhe më pas do të kalohet në shembuj konkretë të studentëve dhe profesorëve të cilët jetojnë në Shqipëri ku ky fenomen tashmë ka filluar të dalë në pah.

Përdoruesit dhe pabarazia

Si në cdo gjë tjetër edhe në këtë fenomen ekziston pabarazia sepse jo cdokush mund të ketë akses në këto media apo edhe mundësi interneti, që sot pretendohet ti jepet cdokujt si mundësi.  Një rast konkret lidhur me këtë pikë dua ta jap si shembull nga jeta ime. Gjatë kohës së pandemisë u vendos nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë se mësimi do të zhvillohej online. Në momentin që u mor ky vendim ndoshta nuk u mor shumë parasysh të studiohej se sa rrjet interneti kanë territoret shqipëtare dhe a përfshijnë ato fshatrat më të largëta? Ky ishte një problem që më preku jo vetëm mua por një pjesë të mirë të shqipëtarëve. Fakti që nëpër fshatra nuk kishte mbulim të valëve telefonike, jo më mbulim interneti.

Pabarazia lidhet edhe me aftësitë e njerëzve. Në vitin 2001 DiMagggio dhe Hargittai patën vënë në dukje pabarazitë që lidhen me aftësitë. Kjo lidhet me pyetjen që : “A mundet cdokush të përdorë internetin dhe këto media?” Interneti dhe përdorimi i tij për shumë njerëz është i vështirë, sepse është një risi që më përpara nuk e kemi hasur dhe është gjithmonë e në zhvillim.

Studiuesi Van Dijk sygjeroi që ne ta shikojmë diferencimin në disa parametra si:

motivimi, aksesi material, aftësitë dhe përdorimi.

Motivimi

Në momentin që shumë prej nesh nuk dimë dhe nuk jemi në gjendje të përdorim platforma të ndryshme atëherë ne biem në pesimizëm dhe nukkemi më motivim për të ecur përpara ose për të qenë më kreativ. Edhe nëse ne i kemi të gjitha mjetet e nevojshme për të qenë online ne na pezullon fakti që nuk jemi të aftë ta përdorim. Dua të jap rastin e një fëmije i cili duhet patjetër të hyjë në mësimin online, e ka mjetin përpara dhe është shume i emocionuar se do të dëgjojë mësimin. Për një moment platforma e mësimit mbyllet dhe ai nuk është në gjendje ta hapë më. Ai fëmijë demotivohet dhe më pas është shumë e vështirë të rikthehet përsëri në mësim. Është edhe shoqëria sot që të bën të ndihesh në siklet në momentin që nuk di të bësh dicka. Studiuesja Esther Hargittai e quan këtë si nivelin e dytë të diferencimit apo diferencimit dixhital. Përdorimi mund të jetë rrjedhojë e pabarazive të tjera dhixhitale si p.sh niveli i edukimit dhe faktorë të tjerë motivues. Van Deursen dhe Van Dijk porpozojnë termin “Hendeku i përdorimit” për të kapur mungesën e krijuar nga përdorimet e ndryshme të  internetit. Ashtu si hendeku i edukimit që u zhvillua në vitet 1970 për të treguar sesi njerëzit më të edukuar përfitojnë më shumë nga përdorimi i mediave masive, ashtu edhe hendeku i përdorimit e ve theksin tek fakti sesi njerëzit më të edukuar përfitojnë më shumë  nga përdorimi i internetit dhe marrin më shumë dije prej tij. Tek pjesa e motivimit marrim parasysh edhe problemet psikologjike që mund të kenë njerëzit sic është për shembull teknofobia. Ankthi kompjuterik është një ndjenjë shqetësimi, stresi ose frike që përjetohet kur përballeni me kompjuterë. Teknofobia është një frikë nga teknologjia në përgjithësi dhe një mosbesim në efektet e dobishme të saj. Këto fenomene janë në rënie, por nuk do të thotë se me përhapjen e mëtejshme të kompjuterave do të zhduken.

Interneti dhe teknologjia kanë sjellë shumë risi dhe shumë avantazhe pavarësisht se në numër disavantazhet dhe vështirësitë janë më të shumta. Ajo që më ka ardhur më shumë në mendje si avantazh duke studiuar këtë temë ka qenë pjesa e etnisë, rracës dhe zgjedhjet personale të njerëzve. Nëse do të fillojmë të mendojmë më shumë kemi parë shumë raste që në kushte normale shumë universitetete, shkolla  ose kompani të caktuara nuk marrin njerëz me ngjyrë, me përkatësi të minoriteteve të ndryshmeose njerëz që kanë vendosur të ndjekin një lloj besimi dhe këtu mund të merret rasti i një vajze të mbuluar. Të gjithë këta që sapo përmenda ju është hequr kjo e drejtë, por me anë të mësimit online ose platformave të ndryshme ata mund të futen nëpër universitetete ose shkolla dhe nuk ndihen më  të ofenduar. 

Qasja fizike dhe materiale

Sipas van Dijk, ndryshimet e aksesit fizik kanë të bëjnë me shpërdiferencimin e burimeve ( të përkohshme, mendore, materiale, sociale dhe kulturore) që nga ana tjetër shpjegohet nga kategoritë personale si: mosha, seksi, inteligjenca, personaliteti dhe aftësia dhe pozicionet në shoqëri (e puna, arsimi dhe pozicioni shtëpiak). Kjo shpjegohet në momentin që mosha që e përdor internetin dhe kanë akses janë nga mosha 15-40 pastaj moshat e tjera një numër shumë i ulët. Ndërsa nga diferencimi material nuk bëhet fjala vetëm për një kompjuter apo për një telefon. Më shumë bëhet fjala për abonimin e internetit i cili kushton shumë dhe pjesën që e përmenda më sipër mbulimi me internet në cdo vend. Në rastin e Shqipërisë përsa u përket cmimeve të abonimeve janë shumë të larta në krahasim me pagat e njerëzve, kështu që automatikisht një failje që ska mundësi ekonomike që për fat të keq janë të shumta atëherë fëmija detyrohet të mos marrë pjesë në mësim.

Aftësitë digjitale dhe Përdorimi

Kjo pikë ka të bëjë me aftësitë kompjuterike që njerëzit duhet të kenë, të paktën për të bërë gjërat kryesore që të mund të përdorin platforma të ndryshme. Këtu përfshihen edhe dy aftësi kryesore, aftësitë e informacionit të cilat janë aftësi për të kërkuar, përzgjedhur dhe përpunuar informacionin në kompjuter  dhe  aftësitë strategjike  të cilat mund të përcaktohen si aftësi për të përdorur burime kompjuteri dhe rrjeti si mjete për qëllime të veçanta dhe për qëllimin e përgjithshëm të përmirësimit të pozitës së dikujt në shoqëri.

Ndërsa përdorimi ka të bëjë me një pjesë shumë të rëndësishme e sidomos tek mësimdhënia online. Nga intervista e zhvilluar me një psikologe shkolle e cila jep dhe mësim më tregoi se puna bëhëej më e vështirë te pjesa e përdorimit dhe strategjisë së mësimdhënies. Ajo tha se mësimi duhej përgatitur më mirë dhe në mënyrë më interesante që nxënësit të mund të kishin përqëndrim. Tek përdorimi futen edhe platformat, ku jo të gjithë dinë të përdorin të njëtën  platformë, ose dikush tjetër dëshiron të përdori një platformë tjetër. Sipas një informacioni që mora nga një studente bachelor në universitet shtetëror tha se shumica prej nesh nuk e pëlqejmë platformën që na zhvillohet mësimi sepse është më i vështirë nga ai që përdorëm vitin e shkuar. Dhe këu lindin pakënaqësirtë dhe vështirësitë për të dyja palët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here