97 viktima nga stuhia në Meksikë

97 viktima nga stuhia në Meksikë

Autoritetet meksikane raportojnë se numri i viktimave nga stuhia e fuqishme që goditi vendin në fillim të javës ka arritur 97 të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin La Pintada, në afërsi të paqësorit, 15 trupa janë gjetur të vdekur dhe 70 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së dheut, njoftuan autoritetet vendase.

Autoritetet meksikane raportojnë se numri i viktimave nga stuhia e fuqishme që goditi vendin në fillim të javës ka arritur 97 të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin La Pintada, në afërsi të paqësorit, 15 trupa janë gjetur të vdekur dhe 70 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së dheut, njoftuan autoritetet vendase.

Stuhia tropikale “Manuel”,  që të martën u shndërrua në uragan, i cili u zhvendos në veri, detyroi qindra persona të shpërngulën nga shtëpitë e tyre.

Pasi goditi vendin, “Manuel” solli rrebeshe shiu që arrinin deri në 120 kmh dhe shkaktuan përmbytje në Sinaloa.

Numri i të prekur nga stuhia “Manuel” shkon rreth 100 000 njerëz, ka thënë guvernatori Mario Lopez Valdez. Stuhia ka humbur forcë dhe pritet të zhduket plotësisht në fundjavë.

Acapulco dhe rrethinat pranë tij kanë qenë më të prekurit nga stuhia.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar