87 vjeçari hedhje me parashutë, fonde për stërnipin e sëmurë

87 vjeçari hedhje me parashutë, fonde për stërnipin e sëmurë

Klarens Turner, 87 vjeçari amerikan, u hodh nga parashuta ditën e dielë për të mbledhur para për stërnipin e tij të sëmurë. ”Sot po hidhem për Julianin, ai pati një transplant të mushkrive. Është më e pakta që mund të bëj për të”,  u shpreh Turner. Ai u hodh nga një aeroplan me ndihmën e një

Klarens Turner, 87 vjeçari amerikan, u hodh nga parashuta ditën e dielë për të mbledhur para për stërnipin e tij të sëmurë.

”Sot po hidhem për Julianin, ai pati një transplant të mushkrive. Është më e pakta që mund të bëj për të”,  u shpreh Turner.

Ai u hodh nga një aeroplan me ndihmën e një instruktori për stërnipin e tij 11 muajsh. Turner tha se Juliani gjendet në spital që nga momenti i lindjes dhe shpreson që një ditë ai do të shikojë hedhjen e sukseshme të stërgjyshit të tij.

Më datë 2 qershor do të zhvillohet një mbledhje fondesh për të ndihmuar në faturat mjekësore të Julianit, të cilat, kushtojnë mbi 1 milion dollarë.

 

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar