8 marsi bashkon gratë e trevave shqiptare

Festa e 8 marsit shërben si element i bashkimit të forcës së gruas nga të gjitha trevat shqiptare. Në një seancë të veҫantë parlamentare janë mbledhur të gjithë femrat ligjvënëse nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ideatorja  e seancës dhe kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda theksoi se sfidat e grave janë të shumta,

Festa e 8 marsit shërben si element i bashkimit të forcës së gruas nga të gjitha trevat shqiptare. Në një seancë të veҫantë parlamentare janë mbledhur të gjithë femrat ligjvënëse nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ideatorja  e seancës dhe kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda theksoi se sfidat e grave janë të shumta, por asgje nuk mund të përballohet nëse nuk ka bashkëpunim mes deputeteve shqiptare.

Zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri vlerësoi iniciativën e Aleancës së Grave të Parlamentit të Shqipërisë për këtë bashkim dhe deklaroi se ideali i grave shqiptare është ai i fuqizimit të kombit.

“Sot po e shënojmë 8 Marsin me arritje të rëndësishme, por kaq nuk është e mjaftueshme, ka shumë punë për të bërë, që gratë shqiptare të zënë vendin e merituar. Sot jemi në shekullin e 21, ndërsa mentaliteti mashkullor mbetet i shekullit të kaluar. Ideali jonë mbetet ai i fuqizimit të kombit tonë. Në këtë kthesë historike gratë luajtën një rol të rëndësishëm për kombin. Të bëhemi shembull se si bashkohen jo vetëm kombi, por shoqëritë nën sistemin e vlerave, në arsim, politikë, shkencë e fushat e tjera” u shpreh ajo.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes ,Mimi Kodheli u shpreh e bindur se gratë mund ta fitojnë betejën për të drejtat e tyre. “Sot bëj thirrje për të ndryshuar gjerat. Nëse do të jemi së bashku do të ndryshohen, ndryshe e kemi luftën të humbur pa e filluar akoma. Shekulli që ka ardhur është shekulli i grave kudo që janë”,- tha Kodheli.

Në këtë aktivitet të drejtuar nga demokratja Mesila Doda marrin pjesë rreth 20 deputete femra nga Republika e Kosovës, 7 deputete nga Maqedonia dhe pjesa tjetër janë deputetet e Kuvendit të Shqipërisë. Krahas kësaj séance parlamentare për ditën e gruas janë parashikuar dhe një sërë aktivitetesh të tjera si, koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar