6 tipat e ateistëve

6 tipat e ateistëve

Kur përmendet emri ateist, jo domosdo është fjala për një person I cili është mohues deri në ekstrem. Disa prej tyre preferojnë që gjithsesi të jenë të informuar rreth feve,një tjetër tip personash janë të pasigurt për ekzistencën e Zotit ndërsa një pjesë tjetër e pozicionon veten si “diametralisht të kundërt me ideologjinë fetare”. Hulumuntuesit

Kur përmendet emri ateist, jo domosdo është fjala për një person I cili është mohues deri në ekstrem. Disa prej tyre preferojnë që gjithsesi të jenë të informuar rreth feve,një tjetër tip personash janë të pasigurt për ekzistencën e Zotit ndërsa një pjesë tjetër e pozicionon veten si “diametralisht të kundërt me ideologjinë fetare”.

Hulumuntuesit e Universitetit të Tennesse pas një studimi,të realizuar me 59 intervista I kanë klasifikuar ateistët në 6 grupe kryesore.

“Këto kategori janë të parat në këtë lloj studimi, – tha Silver për ëebsit-in “Raë Story”. “Ndoshta pas 30 vjetësh, mund të arrijmë në studimin e një tipologjie prej 32 tipesh”.

6 tipet e para të jobesimtarëve:
1) Ateist/Agnosticist intelektual

Ky tip i mosbesuesve kërkon informacion dhe stimulim intelektual rreth ateizmit. Ata preferojnë të debatojnë dhe argumentojnë, veçanërisht nëpër uebsajte popullore në internet. Ata janë gjithashtu të mirë përgatitur me librat dhe artikujt rreth fesë dhe ateizmit, dhe priren t’i përmendin shpesh këto vepra.

2) Aktivistët

Ky tip i ateistëve dhe agnosticistëve nuk është i kënaqur thjesht me mosbesimin në Zot, ata duan t’i tregojnë të tjerëve pse e refuzojnë besimin dhe pse shoqëria do të ishte më e mirë, nëse të gjithë do të vepronim sipas tyre. Ata tentojnë të shprehen fuqishëm për çështje politike si të drejtat e homoseksualëve, feminizmin, zhvillimin dhe kujdesin ndaj kafshëve.

3) Kërkues-Agnosticist

Ky grup përbëhet nga njerëz, të cilët janë të pasigurt në lidhje me ekzistencën e Zotit, por janë mendje hapur dhe njohin limitet e dijes njerëzore dhe eksperiencës. Silver dhe Coleman e përshkruajnë këtë grup, si njerëz që ngrenë pikëpyetje rregullisht mbi besimin apo bindjet e tyre dhe “nuk mbajnë një qëndrim të fortë ideologjik”. Kjo nuk do të thotë se ky grup është konfuz, thonë kërkuesit. Ata thjesht përqafojnë pasigurinë.

4) Anti-teistët

Ky grup flet rregullisht kundër fesë dhe bindjeve fetare, zakonisht duke e pozicionuar veten e tyre si “diametralisht të kundërt me ideologjinë fetare”, shkruajnë Silver dhe Coleman. “Anti-teistët e shohin fenë si injorancë dhe çdo individ apo institucion të lidhur me të si të prapambetur dhe të dëmshme për shoqërinë. Anti-teistët kanë një arsyetim të qartë dhe ndonjëherë superior, sipas pikëpamjes së tyre, të limiteve dhe rrezikut të feve”. Anti-teistët janë të sinqertë, të devotshëm dhe ndonjëherë konfrontues rreth mosbesimit të tyre. Ata besojnë se “mangësitë e dukshme në fe dhe besimi duhet të adresohen agresivisht në një formë apo një tjetër”.

5) Jo-teistët

Grupi më i vogël mes këtyre të gjashtëve janë jo-teistët, njerëzit që nuk e përfshijnë veten e tyre as me fenë dhe as me të pafetë. Në shumë raste, kjo vjen si rezultat i apatisë apo mosinteresimit. “Një jo-teist thjesht nuk e shqetësojnë vetveten me fenë”, shkruajnë Silver dhe Coleman. “Feja nuk luan asnjë rol apo nuk ngre asnjë çështje në ndërgjegjen e tyre apo në pikëpamjen botërore. Jo-teistët nuk shqetësohen as për lëvizjet ateiste apo agnosticiste”. “Ata thjesht nuk besojnë dhe, në të njëjtin këndvështrim, mungesa e besimit të tyre nënkupton se mungesën e çdo gjëje fetare, të çdo forme, në hapësirën e tyre mendore”.

6) Ateistët ritualë

Ata nuk besojnë në Zot, ata nuk e lidhin veten e tyre me fenë dhe tentojnë të besojnë se nuk ka jetë të përtejme, por ky tip i gjashtë i mosbesuesve ende e shohin të dobishme mësimin e disa traditave fetare. “Ata i shohin këto tradita si, as më pak e as më shumë, mësime filozofike, se si të jetojnë jetën dhe të arrijnë kënaqësinë, e më pas rrugën për çlirimin e jashtëzakonshëm. Për shembull, këta individë mund të marrin pjesë në rituale specifike, ceremoni, organizime muzikore, meditime, klasa joge, apo tradita pushimi”. Për shumicën e këtyre mosbesuesve, besnikëria e tyre për ritualet mund të rrjedhë nga traditat familjare.

 

 /Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar