6 ish-liderët kroatë të Bosnjës të dënuar për krime lufte

0

Gjashtë ish-liderët e lartë kroatë të Bosnjës u arrestuan ditën e mërkurë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përdhunimin dhe vrasjen e muslimanëve boshnjakë.

Veprat penale, të cilat datojnë në mes të viteve 1992 dhe 1994, janë pjesë e një konflikti të gjerë që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Jadranko Përliç, Bruno Stojiç, Milivoj Petkoviç dhe Valentin Çoriç u dënuan për 22 pikat e akt akuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Perliç, ish-presidenti i Këshillit Kroat të Mbrojtjes dhe më vonë kreu i qeverisë së një entiteti kroat të kohës së luftës, Herceg-Bosna, u dënua me 25 vjet burg.

Tre të tjerë u dënuan 16 deri në 20 vjet burg.

Dy nga të akuzuarit, Sllobodan Praljak dhe Berislav Pusiç, u shpallë të pafajshëm për akuzat që ishin hedhur kundër tyre.

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here