52.7% e të huajve në Greqi janë shqiptarë

52.7% e të huajve në Greqi janë shqiptarë

Greqia ka publikuar sot të dhënat për censusin e realizuar në vitin 2011. Sipas këtij censusi, Shqipëria zë vendin e parë për numrin më të madh të emigrantëve që punojnë në këtë vend me mbi 480 mijë emigrant shqiptarë, ose 52.7%  e të gjithë emigrantëve që punojnë në shtetin helen. Numri total i rezidentëve të

Greqia ka publikuar sot të dhënat për censusin e realizuar në vitin 2011.

Sipas këtij censusi, Shqipëria zë vendin e parë për numrin më të madh të emigrantëve që punojnë në këtë vend me mbi 480 mijë emigrant shqiptarë, ose 52.7%  e të gjithë emigrantëve që punojnë në shtetin helen.

Numri total i rezidentëve të huaj që jetojnë në Greqi është 911 929.

Pas Shqipërisë që zë 52.7%  e të huajve, vijnë Bullgaria me 8.3%, Rumania me 5.1%, Pakistani me 3.7% dhe Gjeorgjia me 3% emigrantë.

Ndërkohë sipas censusit numri total i popullsisë që jeton në Greqi është 10.8 milionë, ndërsa mosha mesatare raportohet të jetë 41.9 vjeç.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar