Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry përshëndeti sot 5-vjetorin e zgjerimit të NATO-s, duke u shprehur se anëtarët më të rinj të kësaj aleance kanë provuar guximin e tyre. Kerry deklaroi se NATO është sot më e fortë, pasi anëtarët e saj ndajnë të njëjtat vlera. Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry përshëndeti sot 5-vjetorin e zgjerimit të NATO-s, duke u shprehur se anëtarët më të rinj të kësaj aleance kanë provuar guximin e tyre. Kerry deklaroi se NATO është sot më e fortë, pasi anëtarët e saj ndajnë të njëjtat vlera.
Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë përshëndes përvjetorët e pestë, dhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjeçar të zgjerimit të NATO-s”, shprehet Kerry.
Ai është shprehur krenar që feston rëndësinë e forcimit të NATO-s dhe historisë së saj për afrimin e aleancave. Në 12 mars 1999, Hungaria , Polonia dhe Republika Çeke u bënë pjesë e NATO-s, në 29 mars 2004, ishte radha e Bullgarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, vazhdoi ai. Kerry theksoi se në 1 prill Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtare të NATO-s.
Kerry tha se politika me dyer të hapura të NATO-s nuk ka mundësuar thjesht zgjerimin e Aleancës, por ka shpërndarë demokracinë, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë në Europë.
“Nderojmë sakrificat e ushtarëve, dhe rënien në luftë të tyre si pjesë e misioneve të NATO-s. SHBA bashkohet me aleatët e saj për të riafirmuar se dyert e NATO-s mbeten të hapura për çdo vend europian që është gati të përkushtohet”, ka përfunduar fjalimin Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *