5 të rinjtë e aksidentit të Shkodrës, qirinj në vend të librave

0

 

Janë dërguar dje  për në banesën e fundit 5 të rinjtë  e aksidentit tragjik  në Shkodër. Raelvin, Oreldin, Xhenin, Osmanin dhe Ledion ky mëngjes tetori nuk do ti gjejë më në oborrin e shkollës ‘’28 nëntori’’ aty ku ishin mësuar të mblidheshin si cdo ditë tjetër me miqtë.

Vendi i quajtur Kryebushat në kryqëzimin për në Vaun e Dejes, do të  ruajë përgjithnjë imazhin e asaj nate të errët nga ku vrulli  dhe adrenalina rinore për jetën patën një fund tragjik.

Në vend të tyre tashmë gjenden vetëm disa foto të heshtura e të ftohta, të cilat vecse shtojnë më shumë dhimbjen në zemrat e nënave dhe të të afërmve. Mosprania e tyre dhemb jo më pak edhe për shokët dhe shoqet, me të cilët kanë ndarë momente të paharrueshme, në hapat e parë drejt jetës.

Do më ngeli peng gjithë jetën që unë nuk e takova dot para se të vdiste”. Kështu tregon, Sabina Kraja, një nga shoqet e ngushta të Raelv Dulit, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e dy ditëve më parë. Mikja e tij, shprehet se ai ëndërronte të ikte në Angli. ‘’Donte të jetonte atje. I pëlqenin makinat, sepse i pëlqente adrenalina”, rrëfen Sabina.  Ajo pohon se Raelvit i kishte vdekur babai dhe ka bërë edhe një herë aksident me motor.

Për asnjë moment ajo nuk arrin dot të harrojë ditën kur pesë djemtë kishin shkuar për të festuar ditëlindjen e shokut të tyre dhe gjatë udhëtimit kanë pësuar aksident.

Kortezhi me 5 arkivolët ku shtriheshin trupat e pajetë, kaloi  dje mes përmes qytetit verior i ndjekur nga kryet e ulura e plot  dëshpërim  të qindra njerëzve.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here