5 Super-rregullat e Modës

5 Super-rregullat e Modës

Moda ka disa rregulla që shpeshherë janë të vlefshme. Rregulli i parë i modës  për një vajze fillon që nga thënia e nënës së saj : Nuk vishet, nuk bëhet ! Kjo thënie ditët e sotme komentohet  ndryshe nga të apasionuarit e modës. Cila prej tyre nuk vlen më më për tregun e modës dhe

Moda ka disa rregulla që shpeshherë janë të vlefshme. Rregulli i parë i modës  për një vajze fillon që nga thënia e nënës së saj : Nuk vishet, nuk bëhet !

Kjo thënie ditët e sotme komentohet  ndryshe nga të apasionuarit e modës. Cila prej tyre nuk vlen më më për tregun e modës dhe cila po lë gjurmë akoma?

1.Mos e teproni me copën e dokut

Megjithëse në vitet 90 ka qënë shumë në modë sot është krejt ndryshe. Cili prej nesh në ato vite nuk veshi pantallona dhe xhaketë dok me të njejtën ngjyrë dhe ton ? Nëse do ta lëmë mënjanë pakënaqësinë e viteve 90 , rregulli  i të mosveshurit të copës dok me dok është ende i vlefshëm.

2.Pizhamat nuk janë për t’u veshur jashtë

Apo nuk është vërtet kështu? Kush e ka thënë këtë duhet të jetë njohës i trendit të pantallonave dhe pizhameve. Një ndër hitet e sezonit  të fundit janë  pantallonat-pizhama. Bëhet fjalë për pantallonat tepër të gjera të cilat kërkojnë linja të holla.

3.Nuk vishet ngjyra e bardhë në dasëm( nëse nuk është dasma juaj)

Ky është një tjëtër rregull i vlefshëm. Në dasëm ka vetëm një nuse dhe ngjyrën e bardhë e vesh vetëm ajo. Çdo ngjyrë tjetër është e juaja.

4.Është më mirë të vishni tepër sesa pak

Vallë vërtet ashtu është? Po trendi që thote se pak është shumë, ç’ti bëjmë? Por prapë nuk mund të themi se mund ta ndërrojmë menjëherë këtë trend. Sipas meje ky është një mendim që ndryshon nga situate dhe personi. Vendi I minimalizmit dhe maksimalizmit është i qartë !

5.Më e rëndësishme se gjithçka është rehati

Ky është një rregull të cilin nuk do ta kundërshtonte as më  i çmenduri pas modës. Nëse rehatit i shtojmë dhe finesën arrijmë në një kombinim të shkëlqyer.

 

/Rabihana Halili/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar