5 mënyrat si të bëheni simpatik

5 mënyrat si të bëheni simpatik

Simpatia është çelës që hap 90% të dyerve. Është një forcë që nuk i reziston askush dhe ta bën jetën më të lehtë. 1.Buzëqeshni! Duhet ta përvetësoni artin e buzëqeshjes. Të buzëqeshësh me çiltëri, me sinqeritet, me natyrshmëri. Buzëqeshja e pastër, e pasforcuar, e kthjellët është sekreti i parë për t’u bërë simpatik e për

Simpatia është çelës që hap 90% të dyerve. Është një forcë që nuk i reziston askush dhe ta bën jetën më të lehtë.

1.Buzëqeshni! Duhet ta përvetësoni artin e buzëqeshjes. Të buzëqeshësh me çiltëri, me sinqeritet, me natyrshmëri. Buzëqeshja e pastër, e pasforcuar, e kthjellët është sekreti i parë për t’u bërë simpatik e për të lënë një përshtypje të mirë te të tjerët.

2.Bëni çmos që të mos e mërzitni tjetrin duke folur tepër për veten tuaj. Hallet tuaja nuk i interesojnë askujt. Përpiquni me inteligjencë t’i flisni një njeriu për veten e tij. Do ta shikoni se ai do të jetë i prirur t’ju dëgjoj me orë të tëra.

3. Mësoni të silleni mirë me tjetrin. Në qoftë se doni të merrni diçka nga dikush, përpiquni që ai vetë të ndjejë kënaqësi që po ju shërben. Nuk duhet t’i detyroni njerëzit për diçka, por t’i bindni.

4 .Mos kritikoni! Mos harroni se nga kritika nuk do të fitoni asgjë tjetër veç antipatisë së individit që do ta keni kritikuar. Kritika është e dëmshme, e padobishme, sepse kur një njeri gabon, e di vetë shumë mirë se ka gabuar dhe nuk ka nevojë që ju ta acaroni duke ia kujtuar. Përkundrazi mundohuni ta ndihmoni të ngrihet, e padyshim do ta bëni një mik.

5. Keni gjithmonë mirë parasysh prirjen natyrore të çdo njeriu për t’u dalluar, për të bërë emër me çdo lloj mënyre, të mirë apo të keqe. Përpiquni t’ia lehtësoni, t’ia inkurajoni këtë prirje që është instinktive brenda shpirtit njerëzor.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar