Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

5 gjëra që nuk duhen bërë sapo jeni zgjuar

5 gjëra që nuk duhen bërë sapo jeni zgjuar

0 Komentet 🕔18.09.2014 - 09:21

Për pjesën më të madhe të njerëzve zgjimi i mëngjesit është një shok i vërtetë. Ju japim pesë këshilla të vogla për ta bërë më pak tragjik zgjimin tuaj.

Mëngjesi herët për tu zgjuar për të shkuar në punë a në shkollë është një traum për të gjithë. Pas krevatit na duhet të zbresim mbi dyshemenë e ftohtë dhe të shpejtojmë për të dalë për të  kryer punët e ditës së re. Në ditët tona të jetës e veçanërisht gjatë javës jo gjithmonë zgjimi është i mirë e veçanërisht kur je i stresuar. Pjesa më e madhe e njerëzve sapo zgjohen komentojnë mbi shëndetin e tyre dhe të tjerë komentojnë mbi humorin e tyre.

1.Mos zbrit menjëherë nga krevati

Gjëja e parë që duhet të evitohet sapo zgjohesh është të dalësh shpejt dhe me eufori nga krevati sapo dëgjon zilen e orës. Dalja e shpejtë nga krevati mund të jetë e dëmshme për shpinën dhe për muskujt. Sapo zgjohesh është mirë të qëndrosh disa minuta në mënyrë për të pasur kohë që trupi dhe muskujt të zgjohen sëbashku me trurin.

2.Kurrë mos u vish në errësirë

Shpes kur fle me partnerin në një dhomë apo me një tjetër pjesëtar të familjes që zgjohet më vonë se ne jemi të detyruar të vishemi në errësirë për të mos shqetësuar personin tjetër që ende po fle. Ky është tjetër moment që duhet evituar gjatë mëngjesit, pasi në errësirë mund të rrezikojmë të biem dhe të vritemi. Mjafton t’i përgatisësh rrobat në mbrëmje kështu nuk do të na duhet të kërkojmë në errësirë.

3.Të evitojmë rënien disa herë të ziles së orës

Një tjetër problem i rëndë që komentohet shumë është përsëritja e disa herëve e rënies së ziles së orës në distancën e disa minutave. Kjo është rreptësisht e ndaluar pasi trupit nuk i bën mirë përsëritja e  rënies së ziles së orës në interval shumë pranë njëra-tjetrës. E gjitha kjo provokon një stres të fortë fizik dhe mendor dhe nuk të ndihmon aspakt për ta filluar ditën në mënyrën e duhur.

 4.Mos bëj gjimnastikë sapo zgjohesh

Sapo zgjohemi është mirë të mos e ballafaqojmë trupin e mpirë me një stress fizik duke bërë ushtrime të rënda. Është e nevojshme të evitosh bërjen e gjimnastikës të paktën 30 minuta që ndjekin zgjimin tënd. Më shumë sesa një seri ushtrimesh gjimnastike do të ishte më mirë t’i rizgjosh muskujt duke bërë Yoga.

5. Mos haj mënjëherë

Sapo zgjohesh është e këshillueshme të pish një gotë uje jo shumë të ftohtë, por me temperaturë ambienti.  Për të aktivizuar aparatin e tretjes së ushqimit është mirë të pish një gotë uji të ngrohtë me pak lëng limoni.

/Objektiv.al/

 

 

 

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr