Gjykata e Apelit Tiranë jep vendimin e saj për të akuzuarit e 21 janarit ku mbetën të vdekur 4 persona. Ish – kreu i gardës Ndrea Prendi u dënua me një vit heqje lirie, ndërsa ish – gardisti Agim Llupo me tre vjet heqje lirie. I akuzuari tjetër i kësaj çështjeje Margarit Kume doli i
Gjykata e Apelit Tiranë jep vendimin e saj për të akuzuarit e 21 janarit ku mbetën të vdekur 4 persona. Ish – kreu i gardës Ndrea Prendi u dënua me një vit heqje lirie, ndërsa ish – gardisti Agim Llupo me tre vjet heqje lirie. I akuzuari tjetër i kësaj çështjeje Margarit Kume doli i pafajshëm.
Ditën e djeshme, Prokuroria kërkoi prishjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe të dënohen me burg dy gardistët që akuzohen për vrasjen e katër protestuesve.
Organi i akuzës i përfaqësuar nga Shkëlqim Hajdari kërkoi që Ndrea Prendi të dënohej me 23 vite burg ndërsa Agim Llupo me 25 vite burg.
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë të Tiranës i nxori të akuzuarit të pafajshëm për ngjarjet e ndodhura më 21 janar të vitit 2011.
Gjyqi për 21 janarin është cilësuar një proces mjaft delikat duke qënë se partite politike hodhën akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrin për përgjegjësinë e vrasjeve.
Në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të organizuar nga opozita e asaj kohe e drejtuar nga kryeministri aktual i Shqipërisë mbetën të vrarë katër persona Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.
/Osman Stafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *