39 milionë lekë për kopshtin nr.14, Laprakë

0

Bashkia e Tiranës nis rindërtimin e kopshtit nr.14 me nje ivestim prej 39 milionë lekësh.

Kryebashkiaku Basha, i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve, ka bërë të ditur se ky kopsht do t’u vihet në shërbim fëmijëve të Laprakës, brenda 10 muajsh.

“Ky është një ndër investimet e planifikuara nga Bashkia e Tiranës, në fushën e kopshteve dhe çerdheve, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të kryeqytetit dhe prindërve të tyre. Kam kënaqësinë ta shoh sot për herë të fundit këtë ndërtesë të vjetër dhe të amortizuar e cila do të prishet. Puna nis sot, do të përfundojë brenda 10 muajsh dhe në përfundim ne do të kemi një kopsht të parametrave modernë që do u shërbejë një numri fëmijësh dy herë më të madh se sa ç’u shërben sot apo siç u shërbente deri para pak javësh ky kopsht  i amortizuar”, theksoi Basha.

Kopshti i ri do jetë me 2 kate dhe do u shërbejë 120 fëmijëve, të ndarë në 6 grupe. Në këtë kopsht parashikohet ndërtimi i ambienteve të veçanta të lojës dhe fjetjes, dhomë zhveshje, dhomë mjeku dhe psikologu, kuzhinë, etj. Gjithashtu në këtë kopsht do të instalohet për herë të parë edhe ngrohja qendrore e cila do të jetë me peleta.

/Romina Qama/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here