Fillon Konkursi i fotografisë Weekyphotochallenge, fton pjesëmarrësit për 3 çmimet e mëdha

0

Klubi i Fotografisë në KUB shpall Konkursin e fotografisë weekyphotochallenge, dhe fton të gjithë të pasionuarit pas fotografisë të bëhen pjesë.

Nuk ka dyshim që sot jemi në e epokën e imazhit dhe të fotografisë. Secili nga ne posedon një smartfon dhe mund të kap çaste, peizazhe, portrete dhe situata nga më të ndryshmet. Kështu që kjo është koha më e mirë për një konkurs fotografie.

Studentë të Klubit të Fotografisë në Kolegjin Universitar “Bedër”, sapo kanë nisur #weekyphotochallenge, një konkurs fotografie në Instagram, në të cilën mund të marrë pjesë kushdo duke u bërë kështu dhe kandidat i 3 çmimeve të mëdha në ekspozitën finale.

#weekyphotochallange është një konkurs fotografie, i cili do të zhvillohet brenda 8 javëve.

Si funksionon?

Çdo javë do të ketë një temë. Kështu ju postoni foto bazuar në temën e javës, duke përdorur hashtagun #weekyphotopchallange, duke taguar @weekyphoto apo duke i dërguar në DM.

Administratorët e faqes ripostojnë fotot tuaja dhe në fund të javës shpallen 3 fitues në bazë të pëlqimeve në masën 70% dhe 30% vlerësim nga bordi i klubit. Brenda 8 javësh shpallen 16 më të mirët ndësa në javën e 9-të zhvillohet ekspozitë me fotot fituese, nga të cilat shpallen 3 më të mirat nga një juri profesioniste.  Tre vendet e para do të vlerësohen me çmime

Klubi i fotografisë ju fton të bëheni pjesë e #weekyphotochallange duke postuar foto dhe duke i ndjekur në Instagram @weekyphoto.

https://www.instagram.com/weekyphoto/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here