Tashmë studentët e drejtësisë së universitetit të tiranës e kanë një “zgjidhje”. Pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në orën 14:00 mund të ndjekin leksionet normalisht.

0

Duke qenë se ambientet në Universitetin e Drejtësisë vazhdojnë të jenë të  zëna nga një grup studentësh  në formë ngujimi, dekanit Artan Hoxha nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër vecse të gjejë një ambient tjetër  për të zhvilluar leksionet.

Artan Hoxha ka komunikuar personalisht me anë të telefonit me ministren e Arsimit Besa Shahini për të rënë dakort për zhvillimin e leksioneve në ambjentet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Në Fakultetin e Drejtësisë nuk kanë munguar as tensionet dhe përplasjet mes grupeve të studentëve. Nga ana tjetër studentët e ngujuar akuzojnë policinë se ka ndërhyrë me dhunë për t’i nxjerrë nga ambientet e fakultetit. Ata po ashtu e cilësojnë si mos zgjidhje vazhdimin e mësimit nga pjesa tjetër e studentëve.juridiku

Për kamerën e News 24, një nga studentët e ngujuar deklaroi se ndaj tyre vazhdojnë presionet dhe kërcënimet me telefon.

“Është fakt i vërtetuar se ne kërcënohemi në rrjetet sociale, por edhe me numra. Na akuzohen edhe familjet. Në orët e vona të natës na kërkcënojnë në telefon, na thonë dilni nga ngujimi. Të vazhdosh mësimin tek Petro Nini nuk është zgjidhje, por mos zgjidhje. Gjimnazi nuk i ka kurrë kapacitetet e duhura, kësaj i thonë t’i shmangesh përgjegjësive”,- tha ai.

“Ne do presim edhe qëndrimin e pedagogëve deri më 1 shkurt, pastaj do marrim masat tona”,- shtoi ai.

BalkanWeb

E.Pashollari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here