E zbritën nga autobusi sepse nuk kishte biletë, studentja vdes nga i ftohti

0

Studentja ukrainase e mjekësisë Iryna Dvoretska , gjendet e vdekur në deborë, pasi e zbritën nga autobusi sepse nuk kishte biletë. Ishte ora 4 e mëngjesit në veri  të ukrainës dhe termometri shënonte  -20 gradë.

2-89-770x433

Mesa duket  shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy nuk ka dëgjuar justifikimin e saj, duke e lënë në  mes të të ftohtit.

Pasi zbriti nga autobusi, Irina u përpoq të arrinte fshatin më të afërt i cili ishte  4 milje më tutje.

Për të arritur sa më shpejt i bie rrugës  përmes pyllit. Sipas mediave lokale, studentja ishte nisur nga fshati i saj Rudnya-Knochynsk për të vizituar nënën e saj të shtruar në spitalin Olevsk të ukrainës veriore.

Trupi i studentes u gjet pas dy ditësh nga babai i saj.

Ndërsa ndaj shoferit janë nisur hetimet.

Gentjana Baçi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here