Shqipja, një nga gjuhët më me prioritet për t’u mësuar

Shqipja konsiderohet ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, për të cilën do t’u duhen plot 44 javë, sipas renditjes së fundit të Institutit të Shërbimit të Huaj. Nga ana tjetër, Instituti sugjeron se mësimi i gjuhës shqipe duhet parë me prioritet për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri. Instituti FSI ka krijuar

Shqipja konsiderohet ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, për të cilën do t’u duhen plot 44 javë, sipas renditjes së fundit të Institutit të Shërbimit të Huaj. Nga ana tjetër, Instituti sugjeron se mësimi i gjuhës shqipe duhet parë me prioritet për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Instituti FSI ka krijuar një listë për të treguar kohën e përafërt që ju nevojitet për të mësuar një gjuhë të caktuar si një folës anglez. Sipas hartës, italishtja dhe spanjishtja konsiderohen si gjuhë relativisht të lehta për tu mësuar, koha për të cilën vlerësohet 24 javë. Ndërsa ndër gjuhët më të vështira harta ngjyros kontinentin afrikan, për të cilët do të duhen më shumë se 88 javë, pra më shumë se 7 vite.

Studimi jep arsyet se pse duhet mësuar gjuha shqipe, duke theksuar se ka pak njerëz në botë që flasin këtë gjuhë.

“Reformat e tregut të lire, kohët e fundit, kanë hapur vendin për bizneset e huaja, veçanërisht drejt zhvillimit të energjisë dhe tregjeve të transportit. Është momenti i duhur për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri”, thuhet në raport.

Sipas tij, nëse jeni duke kërkuar të lëvizni në këtë zonë për punë, atëherë gjuha shqipe sigurisht që do të jetë e dobishme për tu mësuar.

“Duhet kujtuar se Shqipëria u zgjodh vendi më i mirë për t’u vizituar nga ‘Lonely Planet’ në vitin 2011. Ajo u zgjodh si e tillë jo vetëm për plazhet dhe ndërtesat e bukura, por edhe për kuzhinën e shkëlqyer dhe jetën e natës që lulëzonte”, vlerësohet ndër të tjera në raportin e Institutit të Shërbimit të Huaj.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar