3 mijë studentë braktisin fakultetet shqiptare, ikin me studime jashtë

3 mijë studentë braktisin fakultetet shqiptare, ikin me studime jashtë

Menjëherë pas as bërjes publike të emrit në listat e fituesve në universitetet publike, plot 3200 studentë të rinj, kanë vendosur të braktisin shkollat e larta shqiptare dhe shkojnë në universitet të huaj. Ky është numri i të rinjve, që çdo vit, heqin dorë nga e drejta e studimit e fituar në Shqipëri, në këmbim

Menjëherë pas as bërjes publike të emrit në listat e fituesve në universitetet publike, plot 3200 studentë të rinj, kanë vendosur të braktisin shkollat e larta shqiptare dhe shkojnë në universitet të huaj.

Ky është numri i të rinjve, që çdo vit, heqin dorë nga e drejta e studimit e fituar në Shqipëri, në këmbim të një diplome të huaj.

Pjesa më e madhe e tyre zgjedhin universitetet italiane, por të shumtë janë edhe ata që u del shkolla e lartë në Francë, Gjermani apo Hungari.

Ndonëse studimet jashtë kanë një kosto shumë më të lartë financiare, familjaret shqiptare preferojnë që më mirë të paguajnë se sa t’u japin një diplomë shqiptare, që me sa duket për ta nuk e ka peshën e duhur.

Nëse pjesa më e madhe e degëve të universiteteve të huaja janë të hapura, pasi i skualifikojnë studentët gjatë vitit akademik, për degë të tilla si mjekesia, arkitektura apo inxhinieritë, edhe nëse përzgjidhen nga vetë universiteti, duhet duhet t’i nënshtrohen konkursit special.
Pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve, ka nisur tashmë përllogaritja e vendeve të mbetura të lira në çdo degë të universiteteve publike.

“Ne kemi bërë një përllogaritje dhe na rezulton që në total të kemi maksimumi 3200 vende të lira për të gjitha shkollat e larta publike. Ndërsa sa i përket formularit A3, ai do të bëhet publik pasi të përfundojë java e parë e shkollës. Në fund të kësaj faze, fakultetet do të bëjnë me dije se kush është shpallur fitues, por nuk e ka frekuentuar fakultetin. Që do të thotë, se ka hequr dorë nga ai, dhe mund të ketë zgjedhur një universitetet privat. Pas kësaj do të mësohen kuotat e paplotësuara dhe do të jetë ministria që do të vendosë a do të ketë formular A3 dhe kush mund ta plotësojë”, – shpjegon Alfons Harizaj, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Kjo sipas listave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, e cila për këtë arsye është e detyruar që të kryejë dy faza regjistrimesh për në shkollat e larta, ku faza e dytë është edhe përfundimtarja, pasi janë hequr emrat e atyre që kanë vendosur të studiojnë jashtë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar