26 finalistë për tre çmime të konkursin të pikturës

26 finalistë për tre çmime të konkursin të pikturës

Faza e parë e konkursit të pikturës bashkëkohore në Shqipëri “Live Art”, me 26 finalistë për tre çmime, ka mbyllur me sukeses përzgjedhjen e 142 pikturave të paraqitura nga 26 finalistët pjesëmarrës. Përsa i përket fazës së dytë të konkurrimit nësohet se do të mbyllet më 20 shtator 2013, kur sipas të dhënave të faqes

Faza e parë e konkursit të pikturës bashkëkohore në Shqipëri “Live Art”, me 26 finalistë për tre çmime, ka mbyllur me sukeses përzgjedhjen e 142 pikturave të paraqitura nga 26 finalistët pjesëmarrës.

Përsa i përket fazës së dytë të konkurrimit nësohet se do të mbyllet më 20 shtator 2013, kur sipas të dhënave të faqes në internet të konkursit pritet që të hapet edhe ekspozita e parë në Tiranë, në të cilën pritet të bëhet shpallja e 3 çmimeve të mëdha.

Periudhën shtator-nëntor i përket artistëve shqiptarë amatorë apo profesionistë të moshës 18-35 vjeç, ku do të bëhet edhe prezantimi i verprave finaliste  të pjesëmarrësve të konkursit “Live Art”.

Këto vepra pritet të prezantohen ekspozohen falas edhe në katër ekspozitat e tjera të planifikuara të çelen me këtë rast në Korçë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës.

Fituesit e 3 çmimeve të mëdha do të kenë dhe një shpërblim financiar. Çmimi i parë është 5000 euro, çmimi i dytë është 3000 euro dhe çmimi i tretë është 2000 euro.

Kurator i këtij projekti dhe njëherësh kryetar i Jurisë është Artan Shabani, artist shqiptar me famë ndërkombëtare, i cili ftoi artistët dhe të rinjtë shqiptarë të ishin pjesë e këtij konkurrimi.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar