Vlerat e pazëvendësueshme të karotës

0

Karotat janë perime me rrënjë që i takojnë familjes Apeaceae apo Umbelliferrous. Që në fillim, karotat janë kultivuar si mjekim për trajtimin e një morie sëmundjesh. Lind pyetja. A është karota e mirë për shëndetin?

Ky ushqim është më pak kalorik dhe nuk përmban aspak yndyrë. Karotat mund t’ju japin doza të larta të Vitaminës A, që janë shumë të mira për lëkurën dhe antioskidantë të  tjerë. Më poshtë lexoni për dobitë shëndetësore të karotës për lëkurën, flokët dhe shëndetin.

1. Kujdesi i syve

Karotat janë të jashtëzakonshme për sytë dhe kjo falë sasisë së madhe me beta karotenë e cila në mëlçi shndërrohet në Vitaminë A. Kjo vitaminë në retinë shndërrohet në rhodopsin, një pigmet i purpurt i domosdoshëm për shikimin gjatë natës. Beta karoteni përmirëson shikimin e natës, gjithashtu një studim ka vërtetuar se konsumi i beta karotenit zvogëlon rrezikun e syve deri 40%.

2. Dobi në Sistemin Kardiovaskular

Karotat përmbajnë lloj-lloj antioksiduesish që ofrojnë një mburojë mbrojtëse në zemër. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi të lartë me karotenoid zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Përveç se janë tejet të pasura me beta karotene, karotat gjithashtu përmbajnë alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave na mbron zemrën nga dëmet oksiduese, formimin e pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq.

3. Parandalon Kancerin

Studimet kanë treguar se konsumi i karotave mund të zvogëloj rrezikun e kancerit të mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës. Kjo për shkak se karotat janë të pasura me antioksidues poli-acetilene, falcarinol i cili lufton kancerin duke shkatërruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret.

4. Forcojnë sistemin imunitar

Karotat përmbajnë antioksidues që së bashku me vitaminë C forcojnë sistemin e imunitetit. Konsumi i rregullt krijon mburojë mbrojtëse për trupin tuaj.

5. Shëndeti Dental

Karotat janë të dobishme për dhëmbët dhe gojën, pasi ato gërryejnë pllakat dhe pjesët e ushqimeve nga dhëmbet ashtu siç vepron furça. Karotat stimulojnë mishin e dhëmbëve dhe mundësojnë formimin e lëngjeve, e cila duke qenë alkaline, balancon bakteret që formojnë acide dhe kavitete. Mineralet prezente në karota vrasin mikrobet e dëmshme në gojë dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve.

6. Pastron Trupin

Karotat përmbajnë sasi të madhe  të Vitaminës A e cila ndihmon mëlçinë në largimin e helmeve nga trupi. Zvogëlon akumulimin e helmeve dhe yndyrës në mëlçi.

7. Parandalon plakjen

Nivelet e larta me beta karotene tek karota veprojnë si antioksidues për të parandaluar dhe kthyer mbrapsht dëmet e qelizave të bëra në trup përmes metabolizmit të rregullt. Kështu, karrotat ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave.

10. Parandalojnë trumpozën në tru 

Sipas një hulumtimi të udhëhequr nga Harvard University, njerëzit që konsumojnë më shumë se gjashtë karota në javë kanë më pak gjasa të pësojnë sulm në krahasim me ata që konsumonin vetëm një karotë në muaj.

/Enerida Malo/

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here