Qershia shëron dhimbjet muskulare dhe shkrin gurët në veshka

0

Jo të gjitha pemët kanë një kombinim perfekt të shijes dhe të dobive të shumta për organizimin. Por qershia fatmirësisht i ka të dyja funksionet, është një frut i parefuzueshëm për nga shija, po ashtu i pazëvendësueshëm edhe për nga vlerat mjekësore.

Së fundmi, në një studim të kryer në 60 persona, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët dy herë në ditë kanë  pirë me nga  300 mililitër lëng qershie, kanë rezultuar me shumë më pak dhimbje muskulore, në krahasim me ata që kishin pirë lloje të tjera lëngjesh.

Por vlera mjekësore kanë edhe bishtat e qershisë, të cilat janë diuretike, të afta për të luftuar bakteret, për të ulur temperarturën dhe për të shkrirë gurët në veshka. Mjafton që bishtat të zien dhe të konsumohen në formë çaji.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here