Familja dhe miqtë si të ndihmojnë kur jeni me kancer!

Kur një grua diagnostikohet me kancer, jeta e saj ndryshon, por jo vetëm e saja , por dhe e personave që shqetësohen për të.  Gjatë kohës ju jeni të stresuar mbi mënyrën se si do ta kaloni këtë vështirësi dhe si do ta ndani me të tjerët. Ju mund të shqetësoheni sepse nuk gjeni mënyrën

Kur një grua diagnostikohet me kancer, jeta e saj ndryshon, por jo vetëm e saja , por dhe e personave që shqetësohen për të.  Gjatë kohës ju jeni të stresuar mbi mënyrën se si do ta kaloni këtë vështirësi dhe si do ta ndani me të tjerët.

Ju mund të shqetësoheni sepse nuk gjeni mënyrën se si ti tregoni:

Çfarë dhe si t’ia shpjegoj fëmijëve?

Si do të reagojnë miqtë e mi?

Si do ta nis tregimin te personat për këtë sëmundje?

Më poshtë do të tregojmë disa mënyra se si ti tregoni familjes, miqve tuaj dhe personave që ju rrethojnë.

A set of cancer and special interest ribbons each with its own clipping path. Image shot 2007. Exact date unknown.Familja dhe miqtë

Do jetë në dobinë tuaj nëse përgatiteni në kohë se ndoshta do jetë dhe më e lehtë për ju.

Çfarë ju dëshironi që njerëzit të dinë?

Mendo se çfarë ju do të tregoni te miqtë dhe çfarë jo, për sëmundjen tuaj. Nëse dikush do ju pyesë, e ju nuk jeni gati ti përgjigjeni, tregohuni të sinqertë. Mund ti thoni diçka të tillë si,” Unë nuk jam akoma gati për të folur për këtë, ose “ Nuk di se si ndihen momentalisht”.

Çfarë temash janë jashtë kufijve të moralit tuaj?

Mendo mbi disa tema që ju nuk do të donit që të tjerët ti përmendin në praninë tuaj. Ndoshta ju do të preferoni që njerëzit të mos përmendin perëndinë, fenë ose besimin sepse për ju mund të jenë personale. Ose nuk do ndiheshin mirë kur të tjerët të përmendin në praninë tuaj histori të personave të tjerë me kancer. Ju mund të përgjigjeni se: “ E di që ju përpiqeni të më ndihmoni, por këto historitë nuk më ndihmojnë të ndihen mirë tani”.

Çfarë mbështetje ju dëshironi?

Shumë persona mund të pyesin se çfarë mund të bëjnë ata për ju. Mendoni se si do ti përgjigjeni kësaj ndihme të ofruar nga miqtë. Mund të jetë e lehtë të thoni se nuk keni nevojë për ndihmë, veçanërisht kur ju do të bëni gjithçka vetë, Por të pranoni mbështetjen nga të tjerë mund ti bëjë ata të ndihen më mirë. Dhe kjo do ju ndihmojë dhe juve. Mendoni për të bërë një listë me disa gjëra që ju mendoni se të tjerët mund të bëjnë për ju.

Mos mendoni të silleni si një aktor pa ndjenja ose sikur ju nuk po përjetoni asgjë. Do të jenë më mirë nëse do të tregoni ndjenjat juaja të vërteta dhe të veproni në mënyrën që ndiheni ju më mirë.

mother-living-with-cancerSi të flisni me fëmijët tuaj?

Nëse ju keni fëmijë, ju jeni të shqetësuar se si do ti komunikoni atyre se jeni me kancer. Është e rëndësishme që të flisni me fëmijën, pavarësisht moshës që ka. Dhe është më mirë që të mos pretendoni se gjithçka është në rregull. Çdo fëmijë i vogël mund të shikojë se jeni mërzitur ose që rutina juaj ditore ka ndryshuar. Mundohuni që të gjeni një kohë të përshtatshme për të folur, kur të jeni të qetë. Nëse është e mundur që gjatë bisedës të jetë dhe bashkëshorti juaj ose dhe ndonjë mik i besueshëm i familjes.

Se sa informacion do ti tregoni fëmijëve tuaj, do të shikohet mosha dhe çfarë informacione fëmija di të kuptojë. Nxitini ata të bëjnë pyetje, dhe ju të përgjigjeni pyetjeve të tyre me ndershmëri sa ju mundeni.

Fëmija është shumë i vogël, ka nevojë të dijë që ju jeni pak sëmurë dhe se mjekët po punojnë shumë që të shëroheni.

Fëmijët janë të vegjël nuk kanë nevojë për shumë informacione. Kujtohuni se ata nuk kanë eksperiencë që të kuptojë se sa i rrezikshëm është kanceri. Tregohuni se çfarë është kanceri dhe në çfarë pjese të trupi është. Përdorini fjalë dhe terma që ata ti kuptojnë. Jepni kohë që ata të bëjnë pyetje dhe se si ata ndihen. Për të qenë më të sigurt përdorni ose gjeni një libër që të ndihmojë fëmijën në të kuptuarin se çfarë do ndodh.

Adoleshentët, janë ata të cilët kërkojnë që të kenë një jetë të pavarur por nëna duke treguar se është me kancer, do bëjë që vetë adoleshenti të qëndrojë të bashkuar me familjen. Tregoni llojin e kancerit dhe në çfarë pjese të trupit tuaj është, dhe si po kuroheni. Nxisni ata që të flasim me miqtë e tyre dhe i pyesni se si ata ndihen. Tregohuni atyre se si ata mund t’iu ndihmojnë.

 /Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar