25 të vrarë në një valë protestash në Irak

0

Të paktën 25 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 230 të tjerë janë plagosur ditën e sotme, si pasojë e protestave antiqeveritare në qytetin jugor të Nasiriya-s në Irak.

Këto janë vazhdim i protestave që shpërthyen në Bagdad dhe në disa provinca shiite në jug për shkak të papunësisë, korrupsionit të qeverisë dhe mungesës së shërbimeve themelore.

Ngjarjet në Nasiriya ndodhën një ditë pasi protestuesit antiqeveritarë sulmuan dhe i vunë zjarrin konsullatës iraniane në qytetin e shenjtë jugor Najaf, të cilët kanë dalë në rrugë që nga fillimi i tetorit.

Ky është sulmi i dytë mbi një konsullatë iraniane në Irak këtë muaj pasi një zyrë në qytetin e shenjtë Shia të Karbala ishte në shënjestër tre javë më parë.

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë dhe 15,000 të tjerë janë plagosur në Irak që prej fillimit të protestave antiqeveritare më 1 tetor.

Kryeministri i Irakut Adil Abdul Mahdi pranoi të jepte dorëheqjen më 31 tetor pas disa javësh protestash antiqeveritare.

L.M

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here