Qeveria, 10 miliardë lekë për shlyerje e detyrimeve në sektorin energjitikë

Qeveria ka hartuar strategjinë për shlyerjen e detyrimeve buxhetore në sektorin e energjisë pas miratimin në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kjo strategji parashikon identifikimin dhe verifikimin e të gjitha borxheve të institucioneve brenda muajit Mars dhe shlyerjen e tyre brenda muajit Prill.  Sipas qeverisë shlyerja e detyrimeve do të bëhet sipas formulës së kompesimit

Qeveria ka hartuar strategjinë për shlyerjen e detyrimeve buxhetore në sektorin e energjisë pas miratimin në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kjo strategji parashikon identifikimin dhe verifikimin e të gjitha borxheve të institucioneve brenda muajit Mars dhe shlyerjen e tyre brenda muajit Prill.  Sipas qeverisë shlyerja e detyrimeve do të bëhet sipas formulës së kompesimit me një fond me vlerë 10 miliardë lekë.

Strategjia parashikon gjithashtu edhe kompesimin e energjisë së paguar për të gjithë personat me aftësi të kufizuar.

Puna për shlyerjen e detyrimeve do të koordinohet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ndërsa Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të bashkërendojë veprimet me institucionet jo-buxhetore dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.

Ndërkohë Ministria e Financave do të jetë pjesë e procesit të monitorimit dhe organi që do të lëvrojë fondin për shlyerjen e detyrimeve.

Kjo masë do të ndikojë në forcimin e sektorit energjitikë në Shqipëri, rimbëkëmbjen financiare të operatorëve të mëdhenjë publik si CEZ Shpërndarja dhe KESH. Sha, me synim parandalimin e krijimit të një borxhi të ri mes kompainve.

Borxhi i institucioneve publike ndaj operatorëve privat daton që në vitin 2009, kur shpërndarja e energjisë kaloi nën administrimin privat. Borxhlinjtë më të mëdhënjë janë ndërrmarrjet e ujësjellësve, kanalizimeve të rrethe të ndryshhme.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar